Tahiri takon Gjinin: Rimëkëmbja ekonomike e vendit nis nga komunat

Tahiri takon Gjinin: Rimëkëmbja ekonomike e vendit nis nga komunat

NULL NULL
5 muaj më parë

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka vizituar sot Komunën e Gjakovës ku është pritur nga kryetari Ardian Gjini.

Në këtë takim është biseduar për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19 dhe çështje të tjera zhvillimore në nivelin komunal.

Po ashtu është diskutuar për planin e rimëkëmbjes ekonomike të Komunës së Gjakovës, me ç’rast Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar me të gjithë mekanizmat qeverisës.

 “Është kënaqësi të shoh se Gjakova sot po frymon ndryshe dhe nuk ka ndalur punën edhe në pandemi, por me vizion të qartë ka vazhduar me energji të plotë në përmbushje të synimeve të tyre. E di që Komunat e Kosovës po përballen me sfida, por nuk do të ndalen përpjekjet për t’i evituar ato”, ka thënë ai.