Tahiri takohet me zëvendëspresidentin e PE-së: Diskutimi me Wieland, përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim NULL NULL 21.05.2023 15:36 21.05.2023 15:36 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, Rainer Wieland. Tahiri tha se diskutimi me Wieland është gjithmonë përmbajtjësor dhe shtytës për reflektim. Po ashtu, Tahiri i theksoi dy nevoja themelore në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike. “Pata kënaqësinë të takoj zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, Rainer Wieland. Diskutimi me Wieland, është gjithmonë përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim. Po i ndaj dy: nevojën për qartësim dhe veprim në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike”, ka thënë Tahiri. “Partitë politike janë organizata që prodhojnë ekzekutiv, pra udhëheqës të qeverive. Kjo, nënkupton që zhvillimi, profilizimi dhe forcimi i partive me kuadër e resurse njerëzore është po aq i rëndësishëm sa vet Qeveria”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Krejt në fund Tahiri tha se indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse. “Indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse. Kjo, duhet ndryshuar duke u hapur partitë, punë që jemi duke e bërë në AAK. Shpejt do të dalim me dy produkte politike si dritare të reja për angazhim të gjeneratave të reja”, përfundoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023