Tahiri: Statuti i Asociacionit do të ndikojë te kufijtë e Ballkanit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Statuti i Asociacionit do të ndikojë te kufijtë e Ballkanit

NULL NULL
01.05.2023 13:31
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, është deklaruar në prag të takimit që pritet të ndodh nesër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Tahiri tha se modeli i statutit të Asociacionit që Kurti do ta negociojë me Vuçiqin në Bruksel do të ndikojë në funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Ajo theksoi se kjo po ashtu do të jetë ndikim edhe në fatin e kufijve në Ballkan.

“Sepse do të frymëzojë të gjitha pakicat në Ballkan edhe më shumë shqiptarët në Maqedoninë Veriore, sepse nuk janë pakicë atje por janë gjysma e popullatë”, theksoi Tahiri.

Nesër më 2 maj, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim pritet të diskutohet për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

E pikë e parë të rendit të ditës parashihet të jetë edhe diskutimi për fatin e të pagjeturve.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.