Tahiri pyet pse Kurti nuk është prezent në diskutimin për Kodin Civil: Neve na intereson mendimi i tij - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri pyet pse Kurti nuk është prezent në diskutimin për Kodin Civil: Neve na intereson mendimi i tij

NULL NULL
4 months më parë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke folur për Kodin Civil, ka thënë se si parti nuk do të votojnë derisa edhe kryeministri Albin Kurti të jeët prezent në seancë për të diskutuar.

“Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm legjislativ që vjen me u votuar në këtë kuvend”, tha ai.

“Duke pasur parasysh që është një dokument tejet i rëndësishëm është e papranueshme mos me qenë kryeministri. Ne si grup parlamentar i bëjmë thirrje që të vijë sepse pikërisht për këtë Kod, i kemi pasur reagimet e Bashkësive Fetare”, u shpreh tutje Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

“Ky ka qenë një debat i gjatë, dhe neve na intereson mendimi i kryeministrit për këtë çështje, sepse ai nuk është prononcuar asnjëherë, as kryeministri as presidentja për një hap të tillë që po e marrim si vend”.

“Pa prezencën e kryeministrit ne përmbahemi nga votimi dhe shpresojmë që kryeministri të gjejë kohë dhe të vie në këtë seancë plenare”, përfundoi Tahiri.