Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri po përgatitet në Austri për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022

NULL NULL
24.11.2021 13:41

Skitari Albin Tahiri ndodhet në qendrën skitare në Molltal Glacier të Austrisë, ku po i vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare para Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Sipas njoftimi nga Komiteti Olimpik, Tahiri në Austri po përgatitet për disiplinat e sllallomit të madh dhe super sllallomit të madh.

Shpenzimet e përgatitjeve të Tahirit, që njëherit është edhe bursist për LOD Pekini 2022, janw duke u mbuluar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pikërisht në Austri, Tahiri pritet të nis edicionin e ri të garave në fillim të muajit dhjetor, nëse garat e planifikuara mbahen sipas planprogramit, shkaku i pandemisë Covid-19.

Deri më tani, Albini ka plotësuar kriteret për normë olimpike në katër disiplina të skijimit alpin: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom. I ka mbetur vetëm edhe super sllallomi i madh.

LOD Pekini 2022 mbahet prej 4 – 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.