15:56, 15 Mars 2019

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka akuzuar presidentin serb si urdhërdhënësi për vrasjen e Oliver Ivanoqviqit, ndërsa nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiqin, si ekzekutuesi i vrasjes.

Ai ka akuzuar Vuçiqin që në vend të bashkëpunimin për zbardhjen e rastit, ai e ka amnistuar Radojçiqin, njofton Klan Kosova.

Tahiri shtoi se komuniteti serb në Kosovë duhet të jenë të sigurt pasi drejtësia do të vihet në vend.
Më poshtë postimi i plotë i tij:

Kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq kanë ngecur në atë çast kur të gjitha dyshimet e bazuara e nxorën

Milan Radojçiqin si të dyshuarin kryesor për atentatin vdekjeprurës që shtetasit dhe politikanit të Republikës së Kosovës, Oliver Ivanoviq i kushtoi me jetë.

Në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor, ai u mor në amnisti nga Presidenti Aleksandër Vuçiq.

Nuk ka asnjë shpjegim racional përveç faktit se në mes Vuçiqit dhe Radojçiqit ekziston një marrëdhënie e tillë e urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit.

Qytetarët e Kosovës dhe veçmas ata të komunitetit serb duhet të jenë të sigurt se drejtësia herët a vonë do ta sjellë para përgjegjësisë autorin e këtij krimi, dhe të vërtetën e faktuar nuk do të ketë regjim që do të mund ta amnistojë. Ivanoviq ishte qytetar i Republikës së Kosovës për zbardhjen e rastit të së cilit institucionet tona nuk do të ndalen deri në fund.

Konkurs Pune

Lexo më shumë