Tahiri për ikjen e qytetarëve: Qeveria të veprojë urgjentisht NULL NULL 23.02.2023 11:20 23.02.2023 11:20 Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se statistikat e largimit të qytetarëve nga Kosova janë të frikshme. Tahiri në seancën e Kuvendit tha për dallim nga viti 2021 për vitin 2022 ende nuk dihet numri i saktë i largimit të qytetarëve, njofton Klankosova.tv. “Kemi lexuar statistika të frikshme të largimit nga vendi. Numri i qytetarëve që kanë emigruar në vitin 2021 është rreth 42 mijë e 700 qytetarë. Ende nuk e dijmë numrin e saktë në total të vitit 2022 që kanë lëshuar Kosovën. Dje lexuam shifrat e frikshme të largimit të nxënësve, po lexojmë raportimet për ikjet e mjekëve nga institucionet tona. Sot lexuam nga Oda e Mjekëve janë larguar mbi 40 mjekë vetëm këta 2 muaj”, u shpreh Tahiri. Mes tjerash, Tahiri kritikoi kryeministrin, Albin Kurti, për një intervistë të dhënë për gazetën franceze, Le Monde. “Kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme. Jo vetëm për ata që nuk gjejnë punë, por edhe nga ata që kanë pasur punë e kanë mbetur pa punë. Qytetarët kanë hall si t’i mbajnë fëmijët në Kosovë e të mos largohen. Akoma më skandaloze bëhet intervista e Kurtit për Le Monde që thotë disa largohen e të tjerët do të kthehen. Nuk mund të flasim me kaq papërgjegjësi për largimin e qytetarëve. Qeveria duhet të ndërmarrë masa urgjent. Të ulë numrin e të rinjëve që lëshojnë Kosovën”, tha Tahiri.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months