Tahiri (PDK): Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar kundër COVID-19 NULL NULL 05.05.2021 22:16 05.05.2021 22:16 Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë janë vaksinuar kundër COVID-19. Tahiri në T7 tha se është e pabesueshme se si nuk është lejuar deri tash vizita e të paraburgosurve në Hagë, ani pse Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar. “Tashmë me sa e di ata janë vaksinuar edhe zotëri Thaçit edhe të tjerët. Do të duhej që familjarët e tyre me prioritet të vaksionoheshin në Kosovë që t’i vizitonin pastaj ata. Vizitat e tilla është e pabesueshme qysh nuk janë lejuar tash e sa muaj”, tha Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.