Tahiri: Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës NULL NULL 01.10.2021 12:12 01.10.2021 12:12 ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri. Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dje në Bruksel nuk është mbrojtur sovraniteti shtetëror i Kosovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat. Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se në vend së të arrihet një njohje reciproke për njohjen e targave të të dyja shteteve, marrëveshja e djeshme për targat e ka kthyer procesin e dialogut në diçka që kishte ndodhur para pesë vjetësh, transmeton Klankosova.tv. “Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës. Qeveria Kurti me marrëveshjen për targat, ia mundësoi që Serbia të vendos se kur shkon apo nuk shkon Njësia speciale e Kosovës në veri të shtetit tonë. Derisa me fjalë kjo Qeveri ka premtuar se do të mbrojë shtetin dhe Kushtetutën në dialogun e Brukselit, ajo shkeli Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës”. “Po ashtu, në vend se të arrihet njohje reciproke e targave, si rrugë që qon drejt njohjes reciproke mes dy shteteve, ajo e ktheu mbrapa procesin ne diçka qe kishte ndodhur 5 vjet me pare, si nje reciprocitet që kishte kuptim në atë kohë, por jo tani kur bisedimet në Bruksel kanë hyrë në fazën e njohjes reciproke”,ka thënë Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 33 minuta më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 3 orë më parë