Tahiri: Mohimi i futbollistëve për të festuar me ‘shqiponjë’ do të nxisë debate dhe polemika (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Mohimi i futbollistëve për të festuar me ‘shqiponjë’ do të nxisë debate dhe polemika (VIDEO)

NULL NULL
23/09/2022

Sevdail Tahiri, gazetar në Zvicër, tha se vendimi i Federatës Zvicerane të Futbollit për ndalimin e festimit nga ana e futbollistëve shqiptarë me gjestin e duarve që simbolizojnë shqiponjën dykrerëshe, do të nxisë debate dhe polemika që e tejkalojnë sferën e futbollit.

Duke folur për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se në arsyetimin e përfaqësueses së federatës thuhet se ata nuk duhet të përçojnë mesazhe politike dhe fetare.

“Sot ka ardhur një vendim i papritur nga Federata e Futbollit e Zvicrës, përkatësisht nga drejtori i federatës, i cili ka vendosur në mënyrë eksplicite ta ndalojë festimin e fitoreve nga futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës dhe këtu flitet vetëm për shqiponjën. Ky vendim ka zgjuar reagime këtu në Zvicër”.

“Kjo tani vjen si pasojë e atij takimi që është bërë pas hedhjes së shortit me dy përfaqësueset homologe, pra asaj të Serbisë dhe Zvicrës, ku premtuan të dyja palët se tani e tutje nuk do të provokohet me gjeste, siç tani shqiponja dykrerëshe quhet gjest politik”.

“Është vendim që nxit debat dhe polemika që e tejkalojnë sferën e futbollit, tregon polarizim, përjashtim. Vjen pastaj në pyetje nacionalizmi dhe besnikëria e shtetasve të dyfishtë, në këtë rast shqiptarët në përfaqësuesen e Zvicrës”, deklaroi ai.

Tahiri po ashtu u shpreh se në Zvicër tashmë gjesti me duar që simbolizon shqiponjën është bërë si shenjë respekti dhe se vendasit i respektojnë shqiptarët me atë shenjim.