Tahiri: Marrëveshja për lëvizjen e lirë Kosovë - Serbi, saktësohet në takimin e ardhshëm - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Marrëveshja për lëvizjen e lirë Kosovë – Serbi, saktësohet në takimin e ardhshëm

NULL NULL
03/10/2015

Edita Tahiri, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, ka paralajmëruar se, një akordim për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, pritet të arrihet në takimin e ardhshëm të grupeve teknike të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo, në një prononcim për Tribuna Channel, ka mohuar se do të shtrojë për diskutim çështjen e universitetit në veri të vendit duke thënë se asnjëherë nuk do të bisedohet në Bruksel për çështje të brendshme të Kosovës.

Sa i përket Marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel për njohjen e diplomave, ministrja Tahiri sqaron se kjo e të hënës precizon obligimet zbatuese të palëve dhe është vazhdim i marrëveshjes të vitit 2011.