Tahiri: Maksimalisht është duke u punuar që të kthehet energjia elektrike në "Breg të Diellit"

Tahiri: Maksimalisht është duke u punuar që të kthehet energjia elektrike në “Breg të Diellit”

NULL NULL
4 ditë më parë

Besnik Tahiri, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se sonte ka vizituar lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka parë nga afër punëtorët e KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët së bashku me ekipet e KOSTT-it janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

“Atje, ekipet më njoftuan që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur”.

“Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.