Tahiri: Macron dhe Scholz duhet t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Macron dhe Scholz duhet t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën

NULL NULL
19.02.2023 12:41

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, duhet t’i thonë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ta pranojë Kosovën shtet, duke u bazuar në shembujt e tyre, kur Franca njohu Algjerinë dhe kur Gjermania pranoi fajësinë nga lufta me Francën, njofton Klankosova.tv.

“Mendoj që Macron dhe Scholz duhet t’i thonë Vuçiqit ta pranojë Kosovën, me shembujt e tyre se Franca e ka pranuar pavarësinë e Algjerisë dhe Gjermania ka pranuar fajësinë nga lufta me Francën. Këto janë shembuj botërorë që kanë sjellë paqe”, ka shkruar Tahiri në Facebook.