Tahiri-Kusarit: Jologjike të thuhet se po shpenzohen 20 mijë euro për 10 milionë NULL NULL 21.09.2023 12:02 21.09.2023 12:02 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se janë të gatshëm që të mos marrim fare mëditje nga puna në komisionin hetimor parlamentar për rezervën shtetërore, vetëm që ky komision të themelohet. Ai madje ka kritikuar shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se po shpenzohen më shumë para sesa mungesa e rezervës që nuk ka arritur. “Të thuhet se nuk duhet të shpenzohen 20 mijë euro për 10 milionë, është paradoksale, është jologjike”, ka thënë Tahiri. “Është me rëndësi që të themelohet ky komision. Ne kemi pozicion politik dhe do të angazhohemi që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk heqim dorë nga mandati”. “Duhet të hidhet dritë mbi 10 milionë euro”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 11 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë