Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin NULL NULL 07.02.2023 10:06 07.02.2023 10:06 Edita Tahiri Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se nuk e pyeti as opozitën as partinë e tij, Vetëvendosjen, kur sipas saj, e pranoi planin pa njohje reciproke por edhe Asociacionin. Tahiri, këtë e cilëson si papërgjegjësi totale institucionale, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar dje emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ku pas takimit tha se “ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 26 minuta më parë