Tahiri: Kurti i ka sjellë Kosovës në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Kurti i ka sjellë Kosovës në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme

NULL NULL
13.03.2023 13:30

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në deklarimet pas Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë.

Ai është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim të qartë  sa i përket kësaj marrëveshje, përcjell Klankosova.tv.

Tahiri u shpreh se Albin Kurti ka sjellë Kosovë në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme

“Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim të qartë  sa i përket kësaj marrëveshje, Lajçak nuk ka thënë asgjë më shumë më zyret e Partisë Demokratike, pos asaj që ka thënë në media dhe ne kemi qëndrim të qartë, konsiderojmë që Albin Kurti i ka sjellë Kosovës, pas dy viteve negociata, pas dy viteve dialog, komplet jotransparent, i ka sjellë Kosovë në tavolinë një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme, të pamjaftueshme për ambiciet tona”, u shpreh tutje ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.