Tahiri: Kurti duhet ta kushtëzojë Asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë NULL NULL 16.05.2023 20:50 16.05.2023 20:50 Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i thotë Serbisë që ta largojë Kosovën nga kushtetuta e saj. “Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti”. “Atëherë Kurti duhet ta kushtëzojë asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e mbajtur më 2 maj në Bruksel nuk janë dakorduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023