Tahiri: Kryetarët e zgjedhur mund ta çojnë mandatin deri në fund, por me shumë kriza - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Kryetarët e zgjedhur mund ta çojnë mandatin deri në fund, por me shumë kriza

NULL NULL
25.04.2023 21:52
Besnik Tahiri

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, vlerëson se kryetarët e zgjedhur të katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mund ta çojnë mandatin e marrë deri në fund.

Por sipas tij kjo ka të ngjarë që të shoqërohet me shumë kriza.

“Ata do të njihen si kryetarët më improvizues në aspektin e ushtrimit të detyrës që ka njohur Republika e Kosovës që nga paslufta”, ka vazhduar Tahiri në Rubikon.

“Pritet që atyre t’i sigurohet qasje në objektet e komunave. Kjo është e pamundur sepse kryetarët nuk guxojnë të kthehen në çështje sigurie. Është e rrezikshme që një kryetar të shkojë në zyrë me polici”.

Tahiri ka theksuar se kryetarët e deritanishëm që janë serbë, do të mund të refuzojnë që t’i lëshojnë zyrat.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.