Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri kritikon krerët e shtetit: Shumë vizita e asnjë projekt

NULL NULL
18.02.2023 21:09

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar krerët e shtetit, për pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare, takime, vizita bilaterale e që sipas tij s’kanë asnjë efekt e asnjë projekt për qytetarët e Kosovës.

Tahiri përmendi vizitën e Kurtit në Amerikë, që sipas tij premtoi investime e korporata, teksa shtoi se nuk ndodhi asgjë.

“Nuk po ndodh, tash e dy vjet asgjë, koha kur një lider i shtetit del në një fotografi dhe tregon që takoi dikë, është kohë e tejkaluar”.

“Secili prej nesh, ka një kohë të gjatë që e organizon një takim e bënë një fotografi, e merr një buzëqeshje e edhe një shtrëngim dore, por çka po merr qytetari i Kosovës”, ka shkruar Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se për dy vjet, qytetarët e Kosovës po marrin vetëm fajlë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhur tash e 20 vjet.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.