17:56, 10 Shtator 2019

Ndërsa kujtoi gjithë sukseset në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri ju drejtua gazetarëve duke thënë se e kanë harruar kohën kur ai ishte ministër dhe luftonte, siç tha ai, Lazaratin.

“Keni harruar ministrin që isha. Mos e harroni kurrë atë që isha, ishte një kohë që luftonim Lazaratin. Si mund t’i shkelja ndërkohë syrin ca trafikantëve? Kjo është beteja më e rëndësishme e jetës sime, ika nga deputet për t’u përballur me drejtësinë që të mos ishte me hijen e të qenit në pushtet”.

“E mirëpres datën 19, duket larg, por do të pres që gjykata të japë vendim. Në këtë vend ka deputetë e ish-kryeministra që janë përballë me akuza të rënda, madje edhe për vrasje. Ata nuk kanë shkuar as në prokurori, kurse unë hoqa dorë nga gjithçka. Mua më intereson drejtësia bashkë me lirinë – unë dua të jem i lirë”, përfundoi Tahiri./ Top Channel

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë