Tahiri i shqetësuar me idenë e Kurtit: Në ora 22.00 krejt e kqyrin Big Brother NULL NULL 02.03.2023 16:30 02.03.2023 16:30 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka mbështetur vazhdimin e seancës raportuese siç kërkoi kryeministri Albin Kurti sonte për nga ora 22.00. Megjithatë, ai shfaqi një shqetësim për idenë e tij, për vëmendshmërinë e opinionit ndaj këtij diskutimi për dialigun, meqë tha se të gjithë në atë kohë janë të orientuar në Big Brother, transmeton klankosova.tv. ”Normal që edhe ne e mbështesim në ora 22.00. Por, kjo është një hajgare e madhe që po ndodhë me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës një kryeministër me u sjell kështu. Sepse në ora 22.00 nuk e kqyr kërkush, krejt e kqyrin Big Brother”.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months