Tahiri i AAK-së thotë se buxheti i vitit 2024 nuk prodhon zgjidhje, paralajmëron propozim NULL NULL 18.11.2023 20:12 18.11.2023 20:12 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se buxheti i vitit 2024, nuk parasheh efekte reale dhe as zhvillimin e sektorit privat. Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur pesë amendamentet e AAK-së. Postimi i plotë: Pesë amandamentet e AAK-së! Buxheti i vitit 2024 kaloi në lexim të parë. Fatkeqësisht ky Buxhet nuk parasheh efekte reale, as në pagat në sektorin publik, e as në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka përgatitur pesë kërkesa konkrete për amendamentim që kanë dalë nga tryeza e 9-të: Amendamenti i parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro; Amendamenti për Kontratën Kolektive; Buxhetimi i Autostradës së Dukagjinit; Amendamenti për Sigurimet Shëndetësore; Vijë buxhetore për rritjen e pensioneve. Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojmë diskutim publik për amendamente tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Paratë e falsifikuara, BQK del me udhëzime, thotë se 2-euroshja origjinal s’mund të refuzohet 01/12/2023