Tahiri: Gjatë negociatave kurrë s’e shkelëm Kushtetutën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Gjatë negociatave kurrë s’e shkelëm Kushtetutën (VIDEO)

NULL NULL
07/07/2015

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, u mburrë këtë të martë, duke thënë se pala që ajo e përfaqëson në negociata e Brukselit, nuk e shkeli asnjëherë Kushtetutën e vendit, në marrëveshjet e arritura me Serbinë, transmeton Klan Kosova.

Këtë qëndrim, Tahiri tha se po vazhdojnë ta mbajnë edhe tani, kur në tryezën e bisedimeve është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në territorin kosovar.

Sipas Ministres, që të martën ishte kryepaneliste në debatin “Asociacioni-Bashkësia, dy emra, dy qëllime”, për këtë organizëm nuk do të ketë as ligj të veçantë.

Ndërsa, sipas drejtorit të Forumit për marrëdhënie ndëretnike nga Beogradi, Dusan Janjiq, në Serbi më shumë u besojnë deklaratave të Edita Tahirit, sesa të partnerit të saj në dialog, Marko Gjuriq.

Kronikë nga Besnik Tahiri.