Tahiri: Borrell dhe Lajçak të japin dorëheqje menjëherë NULL NULL 30.05.2023 14:56 30.05.2023 14:56 Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka reaguar sërish pas zhvillimeve në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ajo tha se kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe emisari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të jap dorëheqje. Sipas saj, në vend se ata të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiqit kundër paqeruajtësve të NATO-s. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.