Tahiri, BE-së: Nënshkruajeni MSA-në NULL NULL 01.10.2015 11:32 01.10.2015 11:32 Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar në Bruksel me Drejtoren e re për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst. Takimi kishte për qëllim vlerësimin e rrjedhave dhe rezultateve të dialogut të Brukselit në periudhën e kaluar. Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se ka pasur arritje mjaft të rëndësishme në dialogun e Brukselit dhe BE-ja ka dhënë një kontribut të madh për ndërmjetësimin e bisedimeve mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë. Sipas Tahirit, Kosova ka qenë palë konstruktive në këtë dialog që sipas saj ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kërkoi që BE-ja ta nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën sa më shpejtë. Ajo tha se kjo është marrëveshja e parë në mes të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe “ne presim të nënshkruhet në muajin tetor të këtij viti, dhe e cila do t’i jep një motivacionin të ri dialogut të mëtejmë të Brukselit dhe reformave evropiane në Kosovë”. Poashtu Tahiri kërkoi që edhe vendimi për liberalizimin e vizave me Kosovën të merret këtë vit. Në anën tjetër drejtorja Eichhorst e vlerësoi lartë konstruktivitetin e Qeverisë së Kosovës në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve në dialogun e Brukselit, ajo po ashtu tha se BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetje të Kosovës dhe rrugën e saj drejtë BE-së. Ajo premtoi se do të angazhohet për të çuar përpara dialogun e Brukselit dhe fokusi do jetë po ashtu në zbatimin e plotë të marrëveshjeve nga palët, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 19 orë më parë