Tahiri: Amatorët mashtruan punëtorët, sot u ekzekutuan të ashtuquajturat paga - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Amatorët mashtruan punëtorët, sot u ekzekutuan të ashtuquajturat paga

NULL NULL
28.02.2023 21:24
Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave bën të ditur se sot do të dalin pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

Tahiri thotë se shumica e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë, u fyen, u tallën dhe u mashtruan, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Tahiri thotë se prapa gjithë kësaj qëndron agjenda politike.

“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrezikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë”.

“Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën. Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion. Turp”, ka shkruar Tahiri në Facebook.