Tahiri, AAK: Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend! NULL NULL 22.02.2023 15:46 22.02.2023 15:46 Në seancën e Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se për buxhetin e Kosovës nuk kanë qenë kurrë pagat në sektorin publik. Sipas tij, “pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”. Po ashtu, Tahiri ka reaguar për marrëveshjet ndërkombëtare pa konsesus politik, të cilat po sillen në kuvend, të cilat i ka paraqitur edhe në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz”, është shprehur Tahiri. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023