14:13, 11 Janar 2019

Ali Tarfashiku ka qenë infermier kandidat për Kuvendin e OIK-ut.

Por sipas Tarfashikut të tjerët nuk kanë mundur ta votojnë atë pasi komisioni zgjedhor në Spitalin Regjional të Gjakovës, ka thënë se nëse votohet Ali Tarfashiku vota e tyre do të jetë e pavlefshme.

Tarfashiku deklaron se aplikimi i tij ka qenë i rregullt dhe e kundërshton këtë veprim.

Ja reagimi i plotë i tij:

Si infermier kandidat për Kuvendin e OIK-ut, deklaroj që në njësinë zgjedhore në Spitalin Regjional në Gjakovë, nga komisioni zgjedhor, votuesve ju imponohet votimi me arsyetimin se nëse e votojnë kandidatin Ali Tafarshiku, vota e tyre do jetë e pa vlefshme, ngase siç thonë ata nuk jam anëtar i Odës së Infermierëve të Republikës së Kosovës.

Aplikimi im ka qenë i rregullt dhe jam certifikuar nga KQZ-ja si kandidat i rregullt, përderisa pas ndikimeve të personave të caktuar, edhe pse emri im figuron në fletëvotim dhe ne listën e votuesve,  në derën e vendvotimit figuron një vendim tjetër i cili më s’kualifikon nga gara.

I gjithë ky proces duhet të kontestohet dhe zgjedhjet për anëtar të kuvendit të OIK-ut në njësinë Spitali I Përgjithshëm në Gjakovë duhet të përsëriten.

Përpos kësaj, unë jam kandidat i vetëm nga Qendra e Shëndetit Mendor në Gjakovë dhe me skualifikimin tim, ky institucion i cili ligjërisht është i ndarë si njësi e veçantë nga Spitali Regjional, do mbetet pa përfaqësim në OIK.

Për këto fakte kam paralajmëruar edhe padi ndaj OIK-ut.

Shtesë kësaj, në listat e votuesve ka edhe persona tjerë që nuk janë infermier, përderisa ka shumë infermier të cilët nuk figurojnë në atë listë.

Konsideroj se unë jam anëtar i Odës së Infermierëve, ngase institucioni ku punoj, Qendra e Shëndetit Mendor në Gjakovë, me datë 29.11.2018 edhe njëherë zyrtarisht ka konfirmuar në OIK listën e infermierëve, ku janë të përfshira edhe të dhënat e mia personale, të cilat OIK-u nuk i ka inkorporuar në sistemin e ndaljes së pagesës nga paga.

Nga një sistem I politizuar skajshëm po ndodh edhe kapja e Odës së Infermierëve nga persona të pushtetshëm që kanë funksione të larta në OIK.

Skualifikimi im ka qenë i qëllimshëm dhe të gjitha veprimet nga OIK-u janë ndërmarrë vetëm dy ditë para procesit zgjedhor, përderisa aplikimi ka qenë që nga data 18 Dhjetor të vitit të kaluar.

Bashkangjitur gjeni faktet që argumentojnë se heqja  nga gara për anëtar të Kuvendit të OIK-ut është bërë padrejtësisht dhe në mënyrë selektive.

Me respekt, Ali Tarfashiku.

Konkurs Pune

Lexo më shumë