“Ta Pastrojmë Podujevën” e gatshme për aksionin e nesërm NULL NULL 14.09.2018 14:54 14.09.2018 14:54 Task Forca “Ta Pastrojmë Podujevën” ka mbajtur sot takimin e fundit koordinues, ku është diskutuar lidhur me planin e veprimit dhe organizimin e përgjithshëm të aksionit. Takimin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ndërsa pjesëmarrës ishin të gjithë akterët e përfshirë në këtë aksion. Ai i njoftoi të pranishmit me përgatitjet e që ka bërë ekipa lokale, duke përmendur hartimin e detajuar të planit të veprimit, i cili ështe bërë në koordinim me kompanitë e kontraktuara dhe me akterët tjerë të përfshirë në proces. Rudari gjithashtu foli për rëndësinë e organizimit sa më të mirë dhe masiv të aksionit të 15 shtatorit, i cili përveç efektit që do të prodhojë për pastrimin e ambientit ku jetojmë, arsye shtesë për angazhim edhe më të madh janë grandet e premtuara nga Qeveria e Kosovës për komunat më të suksesshme. Gatishmëri për pjesëmarrje dhe angazhim në këtë aksion shprehën edhe përfaqësuesit e kompanive të pastrimit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Aksioni i pastrimit në Podujevë do të fillojë nesër në orën 11:00, në sheshin e qytetit në Podujevë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 47 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë