Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ta pastrojmë Kosovën” pastron Brodin

NULL NULL
02.05.2015 17:16

Një pjesë e madhe e fshatit Brod në komunën e Shtërpcës, u kthye në vend ku fëmijët dhe banorët e tjerë të këtij fshati, tash e tutje do të mund ta kalojnë kohën e tyre të lirë.

Kjo u bë e mundur fal iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila së bashku me banorët e këtij fshati sot pastruan deponin ilegale e cila ishte në këtë vend prej vitesh.

Një gjë e tillë u bë fal aplikacionit “TrashOut” e cila është lansuar ditëve të fundit nga kjo iniciativë, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të mund të raportojnë për mbeturina apo deponi ilegale të cilat gjenden në vendbanimet e tyre.

Jonuz Ahmeti, banor i këtij fshati, tha se kjo gjë ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve drejtuar institucioneve komunale për ta bërë një zgjidhje, por sipas tij, komuna nuk ka ndërmarr as hapin më të vogël për të bërë diçka në këtë drejtim.

Pastrimit të kësaj deponie iu gëzuan më së shumti fëmijët e fshatit.

Rinesa Rexhepi tha se nga tash e tutje ata do të kenë mundësin të luajnë në këtë pjesë, ku pamja është shumë më e mirë, e po ashtu edhe ambienti shumë më i pastër.

Pas largimit të mbeturinave, vendi u rrafshua me qëllim që të mund të krijohet një vend-pushimore për të gjithë banorët e fshatit.

Po ashtu, Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, bëri të ditur se do mbjell 20 fidane në këtë hapësirë, ku pas rritjes së tyre, të mund të krijohet hije për këta banorë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.