Szunyog takon Rexhepin, flasin për situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e komuniteteve joshumicë NULL NULL 30.03.2023 16:40 30.03.2023 16:40 Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar zëvendëskryeministren e vendit, Emilja Rexhepi. Szunyog e Rexhepi folën mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë. “Diskutuam zbatimin e legjislacionit përkatës dhe nevojën e konsolidimit të mekanizmave koordinues të Qeverisë për të drejtat e njeriut”, shkroi Szunyog, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Szunyog e Rexhepi folën për nevojën për të rritur ndihmën për grupet e cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, riaktivizimin e komisionit të verifikimit të diplomave, dhe emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështjet e Komuniteteve. “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve”, tha ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023