Szunyog takohet me Krasniqin, flasin për rolin e opozitës në marrëveshjen Kosovë-Serbi NULL NULL 21.03.2023 16:11 21.03.2023 16:11 Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Szunyog me anë të një postimi në Twitter, ka treguar se me kreun e PDK-së, ka diskutuar në lidhje me mbështetjen e opozitës për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. “U takova sot me PDK-në, Memli Krasniqi & Abelard Tahiri për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe funksionimin efektiv të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Szunyog. Kujtojmë, Krasniqi ka thënë se marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.