Szunyog: Investimi 9 milionësh për ndërtesën e re të fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore tregon përkushtimin tonë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Szunyog: Investimi 9 milionësh për ndërtesën e re të fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore tregon përkushtimin tonë

NULL NULL
23.02.2023 11:54

Këtë të enjte është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit të ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të UP-së, projekt ky që u financuar nga BE-ja.

Në lidhje me këtë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se kjo nuk është vetëm një ndërtesë e re, por edhe përmirësim i shëndetit dhe mirëqenies së studentëve, të cilët sipas tij, do të përfitojnë edhe brezat e ardhshëm.

“Ky projekt do t’i kontribuoj drejtpërdrejt rritjes së cilësisë në arsim dhe mbështet një shkallë më të lartë mësimin në bazë të hulumtimeve dhe mësimdhënies duke përfshirë ndërmarrësinë dhe aftësimet në të gjitha nivelet”.

“Ndërtimi i kësaj ndërtese të re për fakultetin është pjesë e agjendës së BE-së për punësim dhe aftësim, duke përfshirë edhe infrastrukturën që financohet nga BE-ja në Kosovë”, është shprehur Szunyog, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se për vite me radhë, BE-ja ka trajtuar problemin e infrastrukturës në Kosovë, veçanërisht në nivelin e arsimit.

“Arsimi cilësor është qendra e prioriteteve të BE-së në Kosovë, që është pasqyruar edhe në platformën tonë të politikave, agjendën e reformave ekonomike, si dhe marrëveshjet për Stabilizim – Asociim, por edhe asistencën financiare të BE-së në Kosovë”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se investimi prej 9 milionë euro për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ndërtesës së re të fakultetit “tregon më së miri përkushtimin tonë”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.