Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE NULL NULL 04.10.2023 11:50 04.10.2023 11:50 Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në bllok. Ai, në tryezën e GLPS-së për “Barometrin e Reformave të BE-së”, ka theksuar se të gjithë shtetet duhet të bëjnë punë të madhe që të plotësojnë procesin integrues. “Shtrirja dhe zgjerimi është një agjendë e BE-së. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, këto nuk janë fjalë boshe, bashkëpunimi politik dhe financiar e tregojnë këtë zotim”. “Procesi i integrimit është shumë i gjatë dhe shumë i ndërlikuar. Ata që aspirojnë për t’u bërë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë të punë madhe”, ka thënë Szunyog./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë