Szczesny u largua nga loja para kohe, kishte dhimbje në gjoks NULL NULL 14.04.2023 00:26 14.04.2023 00:26 Portieri i Juventusit Wojciech Szczęsny, është larguar nga loja në minutën e 40 të ndeshjes kundër Sportingut. U dyshua se ai kishte probleme me zemër pasi që prekte vazhdimisht gjoksin. Szczęsny, pasi u zëvendësua iu nënshtrua ekzeminimeve mjekësore. Por, duket se gjithçka kaloi pa ndonjë problem. Vet ai deklaroi se nuk ka asnjë problem. “Bëmë kontroll mjekësor, gjithçka është mirë. Isha i shqetësuar, nuk mund të merrja frymë por tani ndihem mirë. Testet konfirmuan se nuk ka asnjë problem”, tha ai. Juventus fitoi me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Sporting Lisbonës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.