Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sylvinho: Meritojmë notën 10, të gjithë pritën humbje të thella por nuk doli ashtu

NULL NULL
24.06.2024 23:42

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas eliminimit të Shqipërisë nga EURO 2024, duke thënë se e gjithë skuadra e meriton notën 10 pasi ka dhënë maksimumin.

“Të gjithë kem notën 10 për këto ndeshje. Pas shortit sigurisht të gjithë njerëzit mendonin se neve do të na mundte Kroacia 4:0., 5:0, do të na mundte Italia thellë, apo edhe Spanja, por ja ku jemi këtu, dhe nuk doli ashtu”, ka thënë Sylvinho për EURO Show të Klan Kosovës.

“Më vjen keq për rezultatin, patjetër, më vjen keq për lojtarët sepse realisht kanë dhënë maksimumin në fushë, kanë luftuar në çdo moment, dhe e meritojnë notën 10 për mendimin tim”.

“Të luajmë në turne siç është Evropiani apo në turne madhorë sigurisht nëse flasim tani ndoshta mund të kishim dalë barazim me Italinë, mund të kishim fituar me Kroacinë, të gjitha shanset ishin aty por nuk ndodhi. Sigurisht më vjen keq për rezultatin por në anën tjetër, mendoj se Shqipëria ka bërë shumë mirë në këtë kompeticion”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme