Sylvinho: Italia nuk lejoi ta sulmojmë NULL NULL 18.06.2024 18:26 18.06.2024 18:26 Trajneri i kombëtarës së Shqipërisë, Sylvinho Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media ka folur edhe për ndeshjen kundër Italisë, që u humb me rezultat 2:1. Ai u shpreh se “italianët nuk lejuan që të sulmoheshin”, pasi kishin një mbrojtje tejet të ngjeshur. “Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, por ata nuk na lejuan ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre, por ata kalonin me rreshtimin me 5 mbrapa dhe shumë mesfushorë. Italia është mbrojtur shumë mirë dhe duhet të pranojmë se ky kompeticion ka nivel shumë të lartë. Mos harroni, Italia ka mesfushorë si Jorginho e Barella, dy futbollistë të një niveli shumë të lartë dhe ne duhet të jemi të lumtur që luajmë kundër tyre. Për ne kjo është sfiduese dhe mund të bëjmë shumë, pasi rritemi edhe vetëm duke u përballur me ta. Në këtë këndvështrim, them se kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi shënuar, kemi pësuar dy gola shumë shpejt, por sërish nuk jemi dorëzuar”, tha ai. Derisa për lojën që do të zhvillohet nesër në Hamburg kundër Kroacisë, braziliani u shpreh se duhet të luftohet për rezultat pozitiv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.