Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sylvinho: E gjithë skuadra është gati, duhet të bëjmë maksimumin

NULL NULL
18.06.2024 18:16
sylvinho
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho

Trajneri i kombëtarës së Shqipërisë Sylvinho, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth ndeshjes së nesërme që “Kuqezinjtë” do ta zhvillojnë kundër Kroacisë.

Sylvinho para gazetarëve u shpreh se e gjithë skuadra është e gatshme për këtë përballje.

Braziliani lojën ndaj kroatëve e cilësoi si finale.

“Ky është një grup shumë i vështirë, por është një gëzim shumë i madh për ne shqiptarët, pasi luajmë kundër ekipeve më të mira dhe mësojmë prej tyre. Luhet 90 minuta pa kompromis dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat. Kemi kundërshtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë dhe është e mrekullueshme të luajmë ndaj skuadrave të tilla, ndaj nuk do të heqim dorë asnjëherë për të kërkuar rezultat pozitive. E respektuam Italinë, por kërkuam të shmangim humbjen deri në fund dhe me pak fat mund t’ia dilnim. Ndoshta ia dalim nesër ndaj Kroacisë”, tha Sylvinho në konferencë.

Ai u shpreh se edhe Shqipëria ka futbollistë goxha cilësor.

“E kemi studiuar Kroacinë dhe ndaj Spanjës ata u mposhtën 3-0, por luajtën shumë mirë dhe krijuan shumë raste për të shënuar. I krijuan shumë probleme Spanjës, që shënoi golat e vet në vetëm 29 minuta. Kroacia ka lojtarë teknikë, të fortë fizikisht dhe me cilësi të larta pasimi. Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi lojtarë cilësorë si kapiteni Gjimshiti, Asllani, Broja, Muçi, etj., disa prej të cilëve të rinj dhe kanë nevojë ende për t’u rritur. Këto ndeshje do t’i ndihmojnë shumë ata të përmirësohen”, tha braziliani.

50-vjeçari tha se “ndaj kundërshtarëve të nesërm duhet të ketë kujdes”.

“Është e vërtetë, mesfusha është zemra e tyre. Kanë emra si Brozovic, Modric, Kovaçiç, apo Perisic, të cilët kanë luajtur dhe luajnë në nivelet më të larta, ndaj do të jetë shumë e vështirë. Duhet të luftojmë shumë dhe të bëjmë kujdes, për të mos u lejuar shumë, pasi dinë të shfrytëzojnë çdo gabim”, u shpreh Sylvinho.

Nesër me fillim nga ora 15:00, Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” do të tentojnë të marrin fitore për të mbetur në hap për të ecur tutje, në fazën tjetër.

Përballë do ta kenë një kundërshtar mjaft të fortë si Kroacia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.