Sylvinho: Do të luftojmë me zemër e shpirt, me gjithçka që kemi NULL NULL 19.06.2024 17:42 19.06.2024 17:42 Trajneri i Shqipërisë Sylvinho, jep intervistë ekskluzive për Klan Kosova Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh tejet i kënaqur me barazimin e arritur kundër Kroacisë. Sylvinho tha në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova se në fushë futbollistët treguan shpirtin e tyre garues. “Shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin garues, me sakrificën që dhanë lojtarët në fushë. Kjo është pikërisht ajo që do të na përfaqësojë neve. Të shërben për të gjithë jetën. Ne jemi një ekip me moshë të re dhe është hera e dytë në ne marrim pjesë në garat e një evropiani”, tha ai. Ai foli për ndeshjen e fundit kundër Spanjës, ku tha se do të luajnë maksimalisht, me zemër dhe shpirt. “Ne do të hyjmë në fushën e lojës dhe do të shfrytëzojmë çdo moment dhe të luftojmë me zemër, e me shpirt dhe me gjithçka që kemi, dhe të marrim përvojën që të jep evropiani”, theksoi braziliani për Klan Kosova. Sot, Kroacia dhe Shqipëri u ndanë në paqe, duke barazuar 2:2 dhe kështu duke i marrë edhe pikët e para në “EURO 2024”. Në ndeshjet e fundit të grupit B, Shqipëria do të luajë kundër Spanjës, derisa Kroacia me Italinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.