0:12, 20 Shtator 2019

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, luftën ndaj korrupsionit po e bën për shkak se e ka brengë imazhin e partisë së tij.

Sipas Sylës për këtë arsye ai po merr masa për t’i larguar nga partia edhe pse mund t’i kushtojë në elektorat, njofton Klan Kosova.

“Kadri Veseli duke e pasë edhe rrezikun e fushatës ka thënë mjaft. Te pjesa e parë e korrupsionit që kontestohet nga kundërkandidatët që një parti e madhe gjatë në pushtet nuk mund ta luftojë korrupsionit. Me një sinqeritet të tillë siç e ka shprehë sot pak a shumë tingëlloi i besueshëm dhe duket mjaft i prekur nga perceptimi që kanë kandidatët politikë dhe qytetarët, për këtë ai u stërmundua ta elaborojë në atë mënyrë që të tregojë se ka një brengë për imazhin ndaj partisë së tij, korrupsionit dhe një faji publik. Këtë po mundohet ta shprehë edhe gjatë fushatës”.

“Ishte i vetëdijshëm që duke i goditur anëtarët e partisë së tij si për shembull Agim Çekun dhe bashkëluftëtarët ai në njëfarë mënyre e godit edhe e godet edhe trupin e vet elektoral. Ishte i vetëdijshëm që kjo luftë për dëmin që ja bën edhe PDK-së”.

“Në pjesën e fundit e tha diçka që nuk është shpalosur deri tash për bisedimet përfundimtare me Serbinë. Nuk ishte një qëndrim sikur i presidentit Thaçi as si i partive të tjera që sillen rreth asociacionit të komunave serbe, por është diçka në mes”.

“Pra është një lloj demarikimi që përfshin edhe Preshevën dhe kjo është risi sepse nuk është thënë deri sot, pra në një grup negociator ku përfshihet edhe Presheva. Nuk do të jetë shkëmbim i territoreve por diçka në mes që për synim e ka njohjen nga OKB, dhe jo domosdo njohjen nga Serbia”.

“Mendoj që për herë të parë i ka bërë me dije këto gjëra, ky ka qenë lajmi i madh i kësaj mbrëmje”.

Por se a mund të jetë kontraproduktive kjo fushatë kundër korrupsionit e Kadri Veselit, Syla në Analiza Zgjedhore tha se ai po e pranon që ka të korruptuar në partinë e tij dhe po mundohet t’i heqë.

“Duket se Veseli dhe PDK-ja janë në hall prej të korruptuarve të vet që me gjasë s’kanë qenë në kontroll. Veseli me një dozë të sinqeritet po mundohet të tregojë se nuk ia ka të gjithë penjtë në dorë që nuk është kujdestari i të gjithë korrupsionit”.

“Po e pranon që ka disa anëtarë të partisë që janë të përfshirë në korrupsion dhe po do t’i heqë. Është një përgjegjësi e vet kosovarëve dhe partive që t’i dalin përpara korrupsionit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë