Syla: Qëndrimi në opozitë, hajr për PDK-në

Syla: Qëndrimi në opozitë, hajr për PDK-në

NULL NULL
4 ditë më parë

Opinionisti Gazmend Syla ka thënë se qëndrimi në opozitë i PDK-së gjatë dy qeverive jetëshkurta të Kurtit dhe Hotit ka qenw nw tw mirwn e saj.

Ai tha se periudha e qeverisjes në koalicionin me AAK-në dhe Nismën ishte më e dëmshmja për PDK-në, njofton Klan Kosova.

“Për faktin që gjatë gjithë kohës kanë qenë në pushtet dhe më e keqja nga të gjitha pushtetet ka qenë periudha e PAN-it kur pothuajse u shkatërruan kur i pranuan dy mysafirët dhe nuk dolën mirë në zgjedhjet e kaluara dhe tash vetvetiu kuptohet se pati një lloj rehabilitimi në opozitë, ndonëse i shkurtë por i bën hajr. Kanë qenë keq deri më 2019 dhe e kanë një vit të shijimit të opozitës dhe po thirren në faktin se derisa këta ishin në opozitë dy qeveritë u rrëzuan dhe nuk ditën as njëra dhe as tjetra”.

Ndërkaq, për ftesën e Enver Hoxhajt të PDK-së për Albin Kurtin e Vetëvendosjes, Syla ka thënë se ndodhi për shkak se Hoxhaj e konsideron veten të matshëm me Kurtin.

“Hoxhaj u shfaq shumë gjeneroz me ftesën për pesë përballje. Ai e konsideron veten të matshëm me Kurtin në kuptimin e dijes dhe për atë se çfarë mendon për Kosovën. Megjithatë, dyshoj që Kurti do t’i përgjigjet ftesës së Hoxhajt”.