Swift: Do të bashkëpunoj me Madonnën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Swift: Do të bashkëpunoj me Madonnën

NULL NULL
11/08/2015

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është shprehur se do të ketë një bashkëpunim muzikor mes saj dhe yllit të muzikës pop, Madonna.

Sëift është bashkuar këngëtares në skenën e “iHeartRadio Music Awards” për të performuar këngën ‘Ghost Town’ të Madonnës duke u shprehur se është duke punuar për një projekt muzikor.

Madje, Swift u shpreh se kjo është mënyra më e mirë për të treguar se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira, transmeton Klan Kosova.

“Madonna dhe unë do të bashkëpunojmë përsëri dhe në këtë mënyrë media do të kuptojë që mes nesh nuk ka asnjë problem, as xhelozi e konkurrencë”

Një duet i mundshëm mes dy këngëtareve të shumë hiteve nisi të përfolet pas publikimit të dy këngëve të reja të këngëtareve duke u diskutuar se mes të dyja këngëtareve ka një rivalitet dhe konkurrencë.