Sveçla vizitoi njësitë policore në terren dhe Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla vizitoi njësitë policore në terren dhe Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll

NULL NULL
18/04/2020

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitave të ekipeve emergjente nëpër komunat e Kosovës, ka vizituar disa prej patrullave policore që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me Covid 19.

Gjatë bashkëbisedimeve ministri Sveçla, falënderoi zyrtarët policor për punën që po bëjnë në kuadër të detyrave policore, në veçanti për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Me këtë rast zyrtarët policorë e njoftuan ministrin Sveçla për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan shumicën e qytetarëve të cilët janë duke u treguar shumë bashkëpunues në udhëzimet që janë duke iu dhënë policia.

Sveçla po ashtu vizitoi Qendrën e Mbajtës në Vranidoll, ku momentalisht janë duke qëndruar disa shtetas të huaj në cilësinë e azilkërkuesve. Ministri bisedoi personalisht me azilkërkuesit dhe u njoftua nga ta për kushtet që janë duk iu ofruar. Ai theksoi se të gjithë azilkërkuesit janë duke u trajtuar sipas ligjit për azil në Kosovë dhe sipas të gjitha normativave ndërkombëtare për trajtim të azilkërkuesve.