Sveçla vizitoi Gjilanin dhe Vitinë (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla vizitoi Gjilanin dhe Vitinë (FOTO)

NULL NULL
20/04/2020

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vazhduar vizitat nëpër komuna.

Sveçla, ka vizituar lomunën e Vitisë, Stacionin Rajonal të Policisë së Komunës së Gjilanit si dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan, njofton Klan Kosova

Sveçla, diskutoj me përfaqësuesit e këtyre institucioneve për veprimet që janë duke u ndërmarrë nga niveli qendrorë sa i përket përpalljes me pandeminë Covid-19.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Halitit njoftoj Sveçlën, për angazhimet që janë duke i bërë si komunë në këtë situatë pandemie, dhe po ashtu  tha
se në këtë komunë deri më tani janë 44 raste të identifikuara me Covid-19.

Ai ofroj përkrahjen dhe bashkëpunimin e nivelit komunal për të bashkërenduar nevojat për parandalim duke kërkuar që të kenë në vazhdimësi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në bazë të mundësive që kanë.

Sveçla vizitën e vazhdoi në Stacionin Rajonal të Policisë së komunës së Gjilanit, ku u prit nga Drejtorja Rajonale e Policisë, Kolonel Elmina Mahmuti, ku u njoftua për së afërmi për gjendjen e sigurisë në këtë rajon si dhe për sfidat të cilat po ballafaqohen në luftimin e pandemisë Covid-19.

Ministri në detyrë inkurajoj Policinë e Kosovës, për gatishmërinë e lartë që kanë treguar në menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Vizitat Sveçla, i përmbylli me takimin në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku u prit nga kryeprokurori Jetish Maloku.

Në këtë takim u  diskutua për bashkëpunimin e Prokurorisë dhe Policisë së  Kosovës në këtë rajon, për situatën e krijuar, për masat dhe zbatueshmërisë e tyre, si dhe për  angazhimet që janë duke u bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.