Sveçla: Qëndrimet e LDK-së ishin në linjë me ato të Thaçit (VIDEO)

Sveçla: Qëndrimet e LDK-së ishin në linjë me ato të Thaçit (VIDEO)

NULL NULL
6 muaj më parë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk kanë qenë deklarimet e Presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ato që e kanë prishur koalicionin VV-LDK.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sveçla ka thënë se kanë qenë deklarimet e partnerit të koalicionit [Lidhjes Demokratike të Kosovës] në linjë me ato të Thaçit ato që e kanë prishur koalicionin.

“Nuk qëndron se deklarimi i Thaçit e prishi koalicioni. Ishin qëndrimet e partnerit të koalicionit [LDK-së] që ishin në linjë me qëndrimet e tij”.

“Suksesi për të prishur diçka është relativ. Për këto 20 vjet ne jemi dëshmitar se si qeveritë e kanë prishur gjithë potencialin e këtij vendi”.

“Çështja është sa po ndërton e jo sa po prish. Prishja ndodhi në kurriz të këtij vendi dhe kësaj shoqërie.

“Qëllimi ynë që të ndërtojmë ndryshe nga këto 20 vjet duke reduktuar shpenzimet enorme që janë bërë anekdotike edhe në skenën ndërkombëtare”.

klankosova.tv