Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla: Policia e Kosovës dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

NULL NULL
02.06.2023 22:46
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën në veri të vendit, që sipas tij më e qetë për dallim nga ditët tjera, ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashiste e drejtuar nga Beogradi.

“Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”, tha Sveçla.

“Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”.

Sveçla tregoi se sot kishte protestues më pak në krahasim me ditët e kaluara.

“Sot isha në vizitë në disa lokacione atje dhe kishte qetësi, kishte një profesionalizëm  të jashtëzakonshëm të Policia e Kosovës, për çfarë i falënderoj me plot zemër dhe çdo gjë po vijonte sipas planeve të PK. Tashmë është e ditur se kishte edhe protesta, por që në numër ishin shumë më të vogël, sesa zakonisht në këto ditëve të fundit dhe ishin të qeta”.

Ministri i Brendshëm tha se Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në ka arritur t’i indentifikojë shumicën e kriminelëve.

“Po. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka  arritur që shumicën nga këta  kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë , të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it”, u shpreh Sveçla në RTK.

“Ne këtë kontigjent e kemi riverifikuar, të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riveirfikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës  t’i arrestojë”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.