Sveçla për aksionin e sotëm: U konfiskuan 56 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan pesë persona NULL NULL 20.04.2022 17:08 20.04.2022 17:08 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se nga aksioni i ri kundër narkotikëve është konfiskuar një sasi e madhe e marihuanës. “Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabandistëve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë”, është shprehur Sveçla, transmeton KlanKosova.tv. “Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtarë të këtij grupi”. Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për realizueshmërinë e aksionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024