Sveçla: Mitrovica, shembulli më i mirë që e drejta fiton NULL NULL 12.01.2025 18:35 12.01.2025 18:35 Xhelal Sveçla Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, tha se ky vend është shembulli më i mirë se e drejta fiton. Ai shtoi se Mitrovica është po ashtu vendi që do të dëshmojë që katër vjetët e ardhshme do të jenë edhe më të mira, transmeton Klankosova.tv. “Në takimet tona u bashkuam me vullnetin e çeliktë, që nuk do të lejojmë një Mitrovicë, nuk do të lejojmë një veri të njëjtë si më herët, për 20 vjet më radhë. Ishte përkrahja juaj e parezervë, ajo që na mundësoi të sjellim ndryshim, ndryshim të cilin shumë pak vetë e besuan. Por ne e besuam, punuam dhe e fituam”, tha Sveçla. “Këtu është shembulli më i mirë sesi e drejta fiton. Këtu do të jetë vendi që të tjerëve do t’iu dëshmojmë se katër vjetët e ardhshme, do të jenë vite edhe më të mira, puna jonë do të jetë edhe më e madhe, e drejtësia gjithandej më në fund do të triumfojë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 38 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë