Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sveçla dhe Hoxha thonë së të arrestuarit mund të kenë lidhje me “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile”

NULL NULL
30.11.2024 18:36
Drejtori i Policise se Kosoves, Gazmend Hoxha, dhe ministri Xhelal Sveçla
Drejtori i Policise se Kosoves, Gazmend Hoxha, dhe ministri Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, kanë thënë se personat që janë arrestuar si të dyshuar dhe janë intervistuar në stacione policore mund të jenë strukturave tashmë të njohura si “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se sulmi i djeshëm është sulm hibrid.

” Pa asnjë dyshim këto akte janë terroriste, realisht kemi të bëjmë me një luftë hibride e cila përfshin të gjitha mënyrat tashmë të njohur të atakimit të Republikës së Kosovës. Patjetër që një pjesë e tyre janë pjesë e strukturave tashmë të njohura si ‘Brigada e Veriut’ dhe  ‘Mbrojtja Civile’, por gjithsesi me cilindo lloj organizimi ata janë të mbështetur, financuar dhe shtyrë nga Serbia”, ka thënë Sveçla.

Pos Sveçlës për këtë çështje ka folur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili ka thënë se “Shumica e personave ndaj të cilëve sot është kryer kontrolla në pronat e tyre, janë persona të dyshimtë të ndërlidhur me ‘Mbrojtjen Civile’. Andaj, mund të ketë edhe implikime me terroristin Milan Radoiçiq”. /Klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.