Svçela: Tetë persona u arrestuan dhe shoqëruan në polici si të dyshuar për sulmin në Ibër Lepenc NULL NULL 30.11.2024 17:51 30.11.2024 17:51 ARKIV: Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme Tetë persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, mbrëmë. Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë konfiskuar edhe një arsenal armësh, pas bastisjeve që janë bërë nga Policia e Kosovës në komunat veriore të vendit. “Pas hetimeve intensive të hetuesve policor në 10 lokacione në veri të vendit janë realizuar kontrolle, me që rast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore tetë persona mbi dyshimin për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste”. “Kontrolli i realizuar në bashkëpunim organet e drejtësisë dhe AKI-në ka rezultuar me konfsikimin e një arsenali të armëve, municionit, eksplozivit, pajisjeve të ndryshme, përfshirë emblema dhe qindra uniforma e pajisje ushtarake që do të shërbejnë si dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale”. “Kjo do të thotë se Qeveria e Kosovës me institucionet e saja nuk do të ndalet derisa të gjithë këta kriminelë e terroristë të arrestohen dhe të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e drejt të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Thyerje të brinjëve”, mjeku flet për gjendjen e njërit prej policëve të vetaksidentuar në veri 6 orë më parë
Kosova Avokati i Popullit do të kërkojë monitorimin e procesit gjyqësor në Hagë vitin e ardhshëm 8 orë më parë